Gjykata arsyeton vendimin ndaj Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë

Gjykata arsyeton vendimin ndaj Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë

Gazetar: Adnan Qaili

Gjykata Penale arsyeton vendimin për caktimin e masave të kujdesit ndaj Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë, shkruan Alsat.

Pas ankesës së Prokurorisë, e cila këmbëngul në paraburgim për të dyshuarit për sulmin në M-NAV, Gjykata Penale thotë se nuk janë ofruar prova për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror”.

„Në rastin konkret, sipas përshkrimit të dhënë nga veprimet e marra nga ana e të dyshuarve, ndërsa në përputhje me provat materiale të ofruara, në këtë moment nuk del në pah  se të dyshuarit në tërësi kanë përmbushur kushtet e parapara në veprën penale, përkatësisht se veprimet e tyre mund të kenë shkaktuar lëndim të rëndë, vdekje, ose shkatërrim të pajisjeve, objekteve ose aviacionit, i cili nuk është në komunikacion, ndërsa është i vendosur në aeroport për komunikacion ajror ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Gjykata Penale thekson se Prokuroria gjithashtu nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për incidentin e ndodhur në M-NAV

„Nga Prokuroria nuk janë dorëzuar prova, dokumentacion mjekësor për gjoja lëndimet e shkaktuara, nuk ka proces verbal për kallëzim penal nga pala e dëmtuar. Dëshmia e tij nuk është marrë në Prokurori, ndërsa nuk janë paraqitur as prova se me të vërtetë është shkaktuar lëndim i rëndë dhe çfarë lëndimi ka qenë. Më pas nuk është theksuar mënyra se si veprimet kanë shkaktuar ose kanë mundur të shkaktojnë dëmtimin e pajisjeve, objektit ose aviacionit, i cili nuk është në qarkullim. Njëherësh duhet të kihet parasysh se në bazë të kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues të Agjencisë së Fluturimeve Civile, është konstatuar se nuk ekziston kurrfarë prishje apo rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror, ndërsa gjithashtu nuk ekziston ngjarje e denoncuar apo incident serioz lidhur me sigurinë në komunikacionin ajror”, thekson Gjykata Penale, duke e arsyetuar vendimin për masa më të lehta dhe jo paraburgim për kreun e degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri dhe 3 të dyshuarit e tjerë.

Nga Gjykata gjithashtu theksojnë se pasi të pranojnë ankesën e paralajmëruar nga Prokuroria për masat e shqiptuara, për të do të vendosë Këshilli Penal.

LEXO EDHE:

Back to top button