Gjykata Civile dëmshpërblen minimalisht Sopotasit e dënuar në mungesë

Gjykata Civile në Shkup ka vendosur dëmshpërblimin e katër të dënuarve në mungesë për rastin Sopoti, shkruan Alsat. Nga 48 milion denarë të kërkuara si dëmshpërblim për Selman Jahijin, Musa Klaiqin, Bashkim Ukshinin dhe Afrim Ukshinin gjykata ka vlerësuar dëmshpërblim prej 1.6 milion denarë apo 400 mijë denarë për të dënuar.
