Gjykata Civile përballet me mungesë të kuadrit, në vazhdimësi mungojnë rreth 20 gjykatës
Gjykata Civile përballet me mungesë të kuadrit, në vazhdimësi mungojnë rreth 20 gjykatës

Gjykata Civile në Shkup, në vitet e fundit punon me numër të ulët të gjykatësve. Sipas raportit të Revizionit sipas ligjit Gjykata duhet të ketë 77 gjykatës, ndërsa në vazhdimësi ka mungesë prej së paku 20 gjykatës. “Në fund të vitit 2022 Gjykata Civile funksionon me 57 gjykatës, përfshi edhe kryetarin e Gjykatës dhe një gjykatës të ardhur nga gjykata themelore e Kriva Pallankës. Në vitin e njëjtë janë marrë 9 vendime në Këshillin Gjyqësor, me të cilat konstatohet ndërprerja e funksionit të gjykatësve për shkak të pensionimit. Në vitin 2023 me vendim të Këshillit Gjyqësor janë zgjedhur 12 gjykatës, nga të cilët 4 në Gjykatën Civile në Shkup, duke e çuar në 55 numrin e përgjithshëm të gjykatësve”, thuhet në raportin e Entit të Revizionit. /Alsat.mk