Gjykata e Hagës lëshon fletarrestime për dy komandantët rusë, Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov

Gjykata e Hagës lëshon fletarrestime për dy komandantët rusë, Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestime për dy komandantë të lartë të ushtrisë ruse, Sergei Ivanovich Kobylash dhe Viktor Nikolayevich Sokolov, nën dyshimet për krime lufte në Ukrainë, njoftoi të martën kjo gjykatë.

GjNP-ja, që e ka selinë në Hagë, tha se “ka bazë të arsyeshme për të besuar se dy të dyshuarit bartin përgjegjësi për sulme me raketa, të kryera nga forcat nën komandën e tyre kundër infrastrukturës elektrike ukrainase nga të paktën 10 tetori 2022 deri më të paktën 9 mars 2023”, raporton agjencia “Reuters”.

Prokurorët ukrainas tashmë ishin duke hetuar për krime të mundshme lufte pas një fushate dimërore të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës ukrainase të energjisë dhe shërbimeve të tjera.

Rusia mohon se e vë në shënjestër qëllimisht infrastrukturën civile në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button