Gjykata e Lartë në Iran pranon ankesat e dy protestuesve të dënuar me vdekje

Gjykata e Lartë në Iran pranon ankesat e dy protestuesve të dënuar me vdekje

Gjykata e Lartë në Iran ka pranuar ankesat e dy protestuesve të dënuar me vdekje për mangësitë në hetimin e rasteve të tyre.

Lajmi u bë i ditur këtë të shtunë nga gjyqësori iranian.

“Për shkak të mangësive të hulumtimit, Gjykata e Lartë i referoi ato në të njëjtat gjykata për rishqyrtim”, shkruan Reuters.

Protestat mbarëkombëtare u shkaktuan nga vdekja e një gruaje kurde iraniane, Mahsa Amini, më 16 shtator. Ajo vdiq sa ishte në mbajtje policore pasi u arrestua për dyshime se kishte shkelur kodet islame të veshjes.

Qobadloo akuzohet për vrasjen e një agjenti policie dhe plagosjen e pesë të tjerëve gjatë protestës. Ndërsa Yasin akuzohet se ka tentuar të vrasë anëtarët e forcave të sigurisë dhe ka kënduar këngë revolucionare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button