Gjykata Penale: Fakulteti teknik në Manastir nuk pranon ta kryejë ekspertizë të veçantë për “Llaskarcën”
Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka njoftuar se Fakulteti Teknik në Manastir nuk pranon të kryejë kspertizë të posaçme për aksidentin e autobusit në fshatin Laskarci.
“Nga Fakulteti Teknik në Manastir, ku me urdhër të gjykatës ishte dërguar lënda lidhur me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë, më 17 dhjetor të vitit 2021 është marrë njoftim se Fakulteti nuk pranon ta kryejë ekspertizën e domosdoshme për mbyllje të procedurës dëshmuese të lëndës dhe dhënien e aktgjykimit të shkallës së parë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup.








