Gjykata Penale me kapacitet të përgjysmuar
Gjykata Penale me kapacitet të përgjysmuar
Gazetar: Mihajlo Donev
Gjykata Penale në Shkup funksionon me 30 gjykatës më pak se kapaciteti i kërkuar. Për këtë arsye, në raportin e Këshillit Gjyqësor në fillim të kësaj jave ky organ është vendosur në listën e gjykatave jo të përditësuara, përkatësisht gjykatave që nuk kanë arritur të menaxhojnë fluksin e lëndëve. Numri i gjykatësve që punojnë me lëndët e kundërvajtjeve është shumë i vogël, në krahasim me shtimin e gjobave dhe procedimin e tyre në baza ditore.
“Sipas radhitjes vjetore për këtë gjykatë në Departamentin për procedura kundërvajtjëse, aktualisht punojnë vetëm 11 gjykatës. Siç e kemi thënë disa herë në informimet që kemi pasur si gjykatë me gazetarët, por edhe sipas të gjitha raporteve të dorëzuara në instancat e larta gjyqësore, aktualisht janë 40 gjykatës plus kryetari i gjykatës në Gjykatën Penale kurse sipas vendimit të Këshillit gjyqësor nga viti 2015, në Gjykatën penale duhet të zgjidhen së paku 70”, thojnë Gjykata Penale Shkup.
Statistikat e fundit të Penales për muajin prill 2024, mbi procedimin e lëndëve për kundërvajtje tregojnë se në fillim të prillit të vitit 2024, gjykatësit kanë punuar në rreth 16.500 lëndë, kanë pranuar rreth 1.700 lëndë të reja kurse gjatë muajit kanë arritur të zgjidhin mbi 1300 lëndë. Kjo tregon se në fund të muajit prill kanë mbetur për punë më pak se 17 mijë lëndë, që do të thotë se numri i lëndëve nga fillimi i muajit është grumbulluar me 360 lëndë shtesë. Jo zyrtarisht një gjykatës në kundërvajtëse punon deri në 40 lëndë brenda ditës. Këtë shqetësim e adresoi edhe Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski i cili tha se me aktivizimin e kamerave të sigurisë në komunikacion, do të rritet ndjeshëm numri i gjobave dhe kundërvajtjeve./Alsat.mk