Gjykata Penale në Shkup miratoi aktakuzën ndaj 20-vjeçarit Vasil Jovanov, i cili përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova
Gjykata Penale në Shkup miratoi aktakuzën ndaj 20-vjeçarit Vasil Jovanov, i cili përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova

Gjykata Penale në Shkup zyrtarisht miratoi aktakuzën ndaj 20-vjeçarit Vasil Jovanov, i cili përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova në 29 janar të këtij viti. Nga Gjykata Penale njoftuan se është formuar lëndë ndaj Jovanovit, i cili ngarkohet për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion. Me këtë vendim të gjykatës, është formuar lëndë penale e cila më tej do të shpërndahet për gjykim të mëtejshëm përmes sistemit elektronik AKMIS. Nga Gjykata shtojnë gjithashtu se palët dhe opinioni do të njoftohen kur të caktohet orari për seancën kryesore. Jovanov e përplasi për vdekje Frosinën në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup në semafor të kuq, në kalimin për këmbësorë, me shpejtësi mbi të lejuarën. Ky rast shkaktoi reagime të shumta në opinion, të cilat kulmuan me protesta ku u kërkua drejtësi. /Alsat.mk