Gjykata Speciale i kërkon Kosovës krijimin e mekanizmit për dëmshpërblim të viktimave

Gjykata Speciale i kërkon Kosovës krijimin e mekanizmit për dëmshpërblim të viktimave

Gjykata Speciale i kërkon Kosovës krijimin e mekanizmit për dëmshpërblim të viktimave. Trupi gjykues ka caktuar shumën 207 mijë euro për dëmshpërblim të viktimave në çështjen kundër Salih Mustafës. Kjo shumë do të ndahet në tetë viktima dhe përgjegjësinë e kompensimit e mban Mustafa. Pas këtij urdhri, turpi gjykues i ka kërkuar Kosovës të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim në mënyrë që kompensohen viktimat për të cilat vendosë Gjykata Speciale. Urdhri për zhdëmtim është nxjerrë në praninë e të akuzuarit në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Trupi gjykues fton kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës të caktojë autoritetin gjyqësor i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e vënies në jetë të zbatimit të këtij urdhri për zhdëmtim. Fton Kosovën të krijojë një mekanizëm të ri zhdëmtimi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DhSK-së. Urdhëron administratoren të ja përcjellë këto urdhër për zhdëmtim në versioni ne redaktuar publik të tij qeverisë së Kosovës dhe rekomandon krijimi ne një fondi me nismën e DhSK-së për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DhSK-së në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme përmes krijimit të një mekanizmi për zhdëmtim”, tha Mappie Veldt Foglia, Kryesuese e trupit gjykues.

LEXO EDHE:

Back to top button