Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur vendimin për këngëtaren, Fjolla Morina

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, një ditë më parë ka shpallur vendimin për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën.
Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri – ngase këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet atje.
Por e çuditshme u cilësua fakti se si në llogarinë e saj private në rrjetin social Facebook të enjten u publikua një fotografi e saj. Bëhet fjalë për një imazh të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime. Në fotografi gjithashtu janë cekur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.