Gjykata themelore e Tetovës i shqiptoi dy vjet burg Mensur Pajazitit, i cili aksidentoi për vdekje, 22 vjeçaren Teodora Risteska

Gjykata themelore e Tetovës i shqiptoi dy vjet burg Mensur Pajazitit, i cili aksidentoi për vdekje, 22 vjeçaren Teodora Risteska

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Gjykata themelore e Tetovës i shqiptoi dy vjet burg Mensur Pajazitit, i cili aksidentoi për vdekje, 22 vjeçaren Teodora Risteska. Pajaziti, në gusht të vitit 2022, duke lëvizur me makinën e tij përgjatë bulevardit në Tetovë me shpejtësi mbi të lejuarën, kishte goditur për vdekje 22-vjeçaren Teodora, për të cilën sot pas tre vitesh, e pranoi fajin. Gjykatësi Elvedin Ferati, në vendimin e tij përfundimtar theksoi se i akuzuari, “është fajtor sepse me 15.Gusht të vitit 2022 në Tetovë si pjesëmarrës në komunikacion nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar komunikacionin publik. Ai ka qenë duke vozitur automobilin “BMW” dhe ka lëvizur përgjatë bulevardit me shpejtësi 59 kilometra në orë, e cila shpejtësi nuk i është përshtatur kushteve të rrugës për të mundësuar ndalimin e automobilit në kohë,”, deklaroi gjykatësi Elvedin Ferati.
Familjarët e tanimë të ndjerës Teodora Risteska, nuk e pranojnë këtë vendim të gjykatës, ndërsa kërkuan nga gjykata që dënimi të jetë të paktën pesë vite. Është ankuar edhe avokatja e familjes Risteska.

“Sot përfundoi procesi, dhe ai në fjalën e tij përfundimtare pranoi se ka zvarritur procesin duke nxjerrë dokumente nga institucionet. Gjykata vendosi dhe i dha dy vite burg dhe tani presim të shohim nëse prokuroria do ta ankimojë vendimin. Sepse ne vetëm mund të kërkojmë dëmshpërblim. Janë vlerësuar masat lehtësuese në anën e të akuzuarit kundër asaj që duhet të ishte në anën e drejtësisë”, tha Natasha Gjorçevska, Avokate.
Ndryshe, në gjykimin e parë në vitin 2023, i akuzuari, u dënua me tre vite e gjashtë muaj burg, por pas ankesës në gjykatën e Apelit, e njëjta dënimin ia uli në dy vite burg vendime këto që u rrezuan nga gjykata supreme, e cila lëndën e ktheu në rigjykim. Procesi i sotëm i gjykimit u shoqërua edhe me protesta me pankarta ku kërkohej drejtësi, edhe nga familjarët e Teodorës, por edhe nga shoqe shokët të së ndjerës.

LEXO EDHE:

Back to top button