Gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë, është shtyrë për 5 shtator

Gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë, është shtyrë për 5 shtator

Për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurës së dytë, doktoreshës Meri Peshevska, seanca për lëndën “Onkologjia” u shty për më 5 shtator. Avokati i Peshevskës, Jovica Strashevski, në seancën e parë dorëzoi dokumentacion që vërteton se e pandehura ka marrë një virus në stomak dhe temperaturë, dhe paralajmëroi se ajo do të paraqitet rregullisht në seancat e ardhshme. Në rastin e keqpërdorimeve me barnat për personat e sëmurë nga kanceri në Klinikën e Onkologjisë, për herë të parë sot në bankën e të akuzuarve u ulën ish-drejtori Nikola Vasev si dhe mjekët Simonida Crvenkova dhe Dragan Jakimovski. Vasev dhe Peshevska akuzohen për vepra të rënda të përsëritura kundër shëndetit të njerëzve dhe për trajtim të pakujdesshëm të të sëmurëve, ndërsa dy të tjerët për trajtim të pakujdesshëm të të sëmurëve si vepër e përsëritur. Në aktakuzë thuhet se në disa raste pacientëve u janë dhënë barna që jo vetëm që nuk u kanë ndihmuar, por ua kanë përkeqësuar më tej gjendjen shëndetësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button