Gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë do të shtyhet

Pak seanca para përfundimit, shtyhen gjykimet për rastin e Llaskarcës. Gjykimi i sotëm është shtyrë për të enjten. Pas vdekjes së Marko Zvërlevskit, i akuzuari Remzi Miftari duhej të angazhojë avokat tjetër, të cilit tani i duhet kohë për ta analizuar lëndën për ta mbrojtur klientin e ri. Megjithëse gjykimi filloi në shtator të vitit 2019, sipas avokatit Delo Kadiev, i cili mbron disa nga të akuzuarit, ritmi i gjykimeve është përshpejtuar.
Gjykatësi kishte caktuar dy seanca. Imagjinoni, dy ditë këtë javë duhet ta zëmë sallën e gjyqit. Kjo është shumë. Nga aspekti i procedurave të tjera që janë caktuar gjykimet për një muaj, një muaj e gjysmë… Mund të kemi periudhë që do të duhen tre muaj për një seancë- deklaroi Delo Kadiev, avokat mbrojtës.
Gjykimi është në proces të paraqitjes së provave. Të akuzuarit para gjykatës japin mbrojtjen e tyre. Më pas, mbrojtja dhe prokuroria mund të paraqesin prova shtesë. Këtë e paralajmëroi vetëm mbrojtja.
Ligji ofron mundësi për të plotësuar procedurën e provave. Ndoshta dikush nga të akuzuarit do të vendos të paraqesë diçka shtesë. Sidoqoftë, do të ishin kryesisht prova materiale që nuk do ta vononin procedurën. Dhe opsioni i vetëm që mbetet është që një provë që është në duart e gjykatës, e kjo është super- ekspertiza nëse gjykata vendos për atë provë- pohoi Delo Kadiev, avokat mbrojtës.
Në shkurt të vitit 2019, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u përmbys afër fshatit Llaskarcë në autostradën Shkup-Tetovë. Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë humbën jetën kurse më shumë se 30 u plagosën në këtë aksident. Sipas aktakuzës, shkak i aksidentit janë frenat jo të rregullt dhe shpejtësia e madhe. Gjashtë persona akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik. Pronari i “Durmo Turs”, Durmush Beluli, personi përgjegjës për transport Ramzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski dhe tre punonjës të tjerë në stacionin e inspektimit teknik në pronësi të akuzuarit të parë, Belulit.
Igor Stefanovski