Gjykimi për rastin e Veaposkës do të nis nga fillimi

Gjykimi për rastin e Veaposkës do të nis nga fillimi

Gazetar: Miki Trajkovski

Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra, Jildiz Veaposka, do të nis nga fillimi, nëse nuk ka zgjidhje deri më 5 shtator. Gjyqtari nga Shkupi që udhëheq këtë lëndë është deleguar të punojë në Gjykatën e Strugës deri në fillim të shtatorit. Ndërkohë, seancat vazhdojnë të shtyhen edhe e sotmja është shtyrë me arsyetimin se nuk ka përfunduar superekspertiza, dhe së shpejti do të fillojë pushimi gjyqësor, i cili zgjat deri në mesin e gushtit.

“Dy gjyqtarë kanë dalë në pension, gjyqtari i tretë është në pritje të rastit tim, por nëse gjyqtari i tretë do ta përfundojë rastin tim, apo një gjyqtar i katërt do ta më marrë rastin, kjo do të jetë katastrofë për ne si qytetarë. Për ne si qytetarë, një pritje kaq e gjatë për drejtësi është një periudhë shumë e gjatë dhe na lodh mendërisht, fizikisht dhe financiarisht”, deklaroi Jildiz Veaposka.

Në vitin 2020, pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, Veaposkës i janë hequr tre organe – vezorja, mitra dhe një veshkë.

“Katër vite ka prej se u hap rasti im, dhe ende pres drejtësi, por ende nuk e di se si do të jetë fundi i asaj drejtësie. A duhet të shpërngulemi nga ky vend, të ikim dhe të mos e shohim atdheun tonë shkaku i këtyre gjërave”, tha Jildiz Veaposka.

Aleksandar Stankov, drejtor i Mjekësisë Ligjore, thotë se shumë shpesh kërkohet ekspertizë mjekoligjore. Ato përdoren më pas për të zvarritur gjykimet. Superekspertiza kërkohet kur ka rezultate të ndryshme nga ekspertizat e mëparshme.

“Kjo ndodh shumë shpesh me qëllim dhe në bazë të asnjë dëshmie bëhen ekspertiza, vetëm për të qenë në kundërshtim me ekspertizat e dhëna nga Instituti, që të mund të bëhen superekspertiza. Sipas ekspertizës sonë, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka ardhur vetëm nga veprimet e ekipit shëndetësor në spitalin e Strugës”, u shpreh Aleksandar Stankov-drejtor i Mjekësisë Ligjore.

I pandehuri i parë në këtë rast është gjinekologu nga Struga, Muhamed Asani, e më pas djali i tij Blerton Asani. E akuzuara e tretë është mjekja Liljana Jovanoska. Ata akuzohen për shkaktim të veprave të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Doktor Asani u deklarua i pafajshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button