Gjyqësori/ Mickoski: Procesi të jetë inkluziv
Gjyqësori/ Mickoski: Procesi të jetë inkluziv

Kryeministri Hristijan Mickoski fton të gjitha partitë parlamentare të bëhen pjesë e procesit të ndryshimeve në gjyqësor, duke përfshirë edhe LSDM-në, shkruan Alsat.
Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë inkluzive por nuk mund të vijë nga partija që bëri ndryshimet kontrabanduese në kodin penal dhe kontribuoi për këtë gjendje të gjyqësorit.
“Unë mendova se do të rreshtohemi në një anë, do të arrijmë konsensus nacional dhe bashkë të punojmë për zgjidhjet që ata të mos jenë të njëanshme dhe ne të mos akuzohemi se bëjmë diçka që është në favor të koalicionit qeverisës. Unë i ftoj të gjithë partitë politike parlamentare që bashkë ta punojmë këtë proces, të jetë inkluziv. Le të krijojmë një praktikë të re, të arrijmë konsensus se na duhen ndryshime dhe bashkë të punojmë që ata ndryshime të bëhen. Por assesi nuk mundet që arsyeja të bëhet zgjidhje. Arsyeja për këtë gjendje në gjyqësor, qeveria shtatëvjeçare për shkak të të cilës gjyqësori ishte aty ku ishte dhe e cila qëndroi pas shumë vendimeve kontraverse dhe skandaloze, t’u kujtoj për ndryshimet kontrabanduese të Kodit penal me Flamur evropian, tani prezantohet si zgjidhje”, tha Hristijan Mickoski, zv/kryeministër./ Alsat.mk