“Gjyqësori” përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM /Mickoski: Milloshoski dhe Fillkov, kanë pasur ditë të keqe

“Gjyqësori” përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM /Mickoski: Milloshoski dhe Fillkov, kanë pasur ditë të keqe

Gazetar: Suad Bajrami

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski nuk është i kënaqur me punën e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, i cili vjen nga radhët e partnerit të koalicionit ZNAM. Sipas tij, shumë ligje reformuese në sektorin e drejtësisë kanë ngecur dhe madje as nuk janë futur në procedurë parlamentare.

“Propozim ligji për gjykata, propozim ligji për buxhetin gjyqësor, propozim ligj për shërbim prokurorial publik, kod të ri penal, propozim ligj për pagat e gjykatësve e kështu me radhë. Deri më tani prita të dorëzohen në Kuvend, të paktën si draft-version ose të vendosen në ENER. Por nuk janë. Dhe ky është qëndrimi im personal, nuk do të thotë se është qëndrim i partisë politike ose grupit të deputetëve. Unë vlerësoj se ministri i Drejtësisë ka performanca të dobëta në lidhje me obligimet që i ka ndërmarrë për reformat në gjyqësor”, deklaroi Antonijo Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

I menjëhershëm ishte reagimi i Fillkovit, i cili e quajti Milloshoskin kusur i Gruevskit, ndërsa i rikujtoi se pikërisht ai ka marrë pjesë në miratimin e ndryshimeve skandaloze të Kodit Penal në shtator të vitit 2023 me çka, siç thotë Fillkov, ai shpëtoi nga përgjegjësia penale për rastin “I fuqishmi”.

“Kusuri i Gruevskit, i njohur me llagapin “Xhuxhi nga Nebregova”, a opinioni mirë e mban mend për aferat lidhur me AMSM-në dhe bizneset familjare në Kërçovë, duket se ende nuk ka shprehi të japë llogari para qytetarëve që e kanë zgjedhur. Pasi dukshëm është i painformuar dhe i izoluar nga partia, e udhëzoj që në partinë e tij amë ose në Qeveri – ndoshta definitivisht do ta njoftojnë për procedurat, afatet dhe statusin e ligjeve”, deklaroi Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Megjithatë, kryeministri Hristijan Mickoski uli gjakrat. Koalicioni sipas tij është stabil, ndërsa sipas tij, Milloshoski dhe Fillkov thjeshtë kanë pasur një ditë të keqe, të cilën tani e kanë kaluar.

“Atë që munda ta konkludoj, jam i bindur se e tërë kjo do të ndërpritet në këto dy qëndrime personale. Mendoj se çdokush ka të drejtë për ditë të keqe, kështu që unë mendoj se ajo ditë e keqe edhe për njërin edhe për tjetrin ka përfunduar”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button