Gjyqi kundër Alvesit, “rrëfehen” kusherira e viktimës dhe 3 punonjësit e klubit të natës

Në ditën e dytë të gjyqit kundër Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në “Sutton”, një klub nate në Barcelonë, një nga punonjësit e institucionit pretendoi se e kishte parë brazilianin “duke vepruar në një mënyrë të pazakontë”. Në seancën e parë gjyqësore u dha dëshmia kushërirës së viktimës dhe e tre punonjësve të klubit të natës.

“Vajza ishte shumë keq, qau shumë. Nuk më tha asgjë. E pyeta nëse donte të bënte një raport, por ajo tha jo sepse nuk do ta besonin. Dani Alves është klient i rregullt. Vura re se ai po pinte diçka dhe po sillej në mënyrë të pazakontë. Këtë ua kam thënë kolegëve, por jo drejtorit”, rrëfeu shefi i “Sutton”-it.

 

“Ne i dërguam (viktimën dhe kushërirën e saj) në një dhomë pa muzikë për t’i qetësuar. Ankuesja ishte mjaft e mërzitur, duke thënë se donte të shkonte në shtëpi. Më duhej të dija se çfarë kishte ndodhur për të aktivizuar protokollin. Pikërisht aty ajo na tha se kishte qenë viktimë e sulmit seksual dhe se ishte Daniel Alves,” tha mes tjerash shefi i “Sutton”-it.

LEXO EDHE:

Back to top button