Gjyqi për Rashkovskin, prezantohen dëshmitë

Prokuroria ka filluar me prezantimin e dëshmive për rastin “Sotfuerët” ku i akuzuari i parë është ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Janë publikuar mesazhe nga rrjeti “Viber” mes të akuzuarve Daniell Stançev nga kompania “Invoka Grup”, Irena Ivanovska dhe Rashkovskit. Rashkovski në telefon është regjistruar me pseudonimin “Perok 079”. Sipas mesazheve që i lexoi prokurorja Ivan Trajçeva, ata kanë biseduar për konkurs në tender. Në seancë u prezantuan edhe mesazhe tjera mes Stançevit dhe ish punonjësit honorar në Qeveri. Ata kanë biseduar për furnizim dhe ofertat e tenderit dhe cila sa ka kushtuar. Se bëhet fjalë për tender lidhur me softuerin për caktimin e shpejtësisë mesatare të makinave në trafik, sipas mesazheve që i lexonte prokurorja, bëhet e qartë kur flasin se cila kompani çfarë oferte ka dorëzuar dhe shpërndahen fotografi lidhur me furnizimin e ueb faqes së Byrosë për furnizime publike./Alsat.mk