Gjyqtari Millot fundos Fonseka-n: Isha i shokuar, kishte qëndrim agresiv dhe kërcënues

Gjyqtari i ndeshjes së Ligue 1, Lion-Brest (2-1), Bastien Millot, i cili u gjend ballë për ballë me trajnerin e ekipit vendas Paulo Fonseka, denoncoi qëndrimin e portugezit. Në relacionin e tij pas ndeshjes ka shkruar për “kërcënim fizik” nga ana e trajnerit të Lionit.
Ndërsa arbitri u thirr në “VAR” për një veprim të diskutueshëm, Millot përjashtoi Fonseka-n, i cili kishte protestuar shumë ashpër. Më pas trajneri portugez iu afrua shumë arbitrit, kokë më kokë me kontakt të lehtë, duke bërtitur përpara se të ndalohej nga Korentin Toliso dhe anëtarët e stafit të tij.
“Ai kishte këtë qëndrim edhe më mbresëlënës, sikur po përpiqej të më godiste me kokë. Isha i shokuar, pjesërisht për shkak të efektit të befasisë, por edhe sepse nuk u tërhoqa përballë këtij kërcënimi”, tha arbitri.
“Me sa duket kishte një kontakt të lehtë të hundës për të qenë të saktë. Me efektin e një qëndrimi veçanërisht frikësues, agresiv, i cili nuk i përshtatet një trajneri profesionist. U përpoqa ta përballoja duke qëndruar drejt”, shtoi Millot
“Këtu u prek aspekti i frikësimit fizik që mund të ketë një efekt kopjues në fushat e lojës fundjavën e ardhshme. Nëse një trajner i madh sillet kështu, në futbollin amator njerëzit do të thonë edhe unë mund ta bëj këtë”, tha Millot.