Gjyqtari në VAR i gëzohet anulimit të golit nga Fermin: “Falë Zotit po”?!

Barcelona fitoi El Clasicon e katërt të sezonit kundër Realit (4:3) dhe, nëse fiton të paktën dy pikë në tre ndeshjet e ardhshme, do të zgjidhë të gjitha dyshimet rreth titullit të kampionatit. Një episod dyshimi ndodhi në fundin e ndeshjes kur Fermin Lopez shënoi gol por që u anulua nga dhoma e VAR-it. Komunikimi i dhomës së VAR-i ngriti shumë dilema rreth transparencës së gjyqtarëve në VAR.

 

“Sapo zbuluam dorën, në rregull? Ejani dhe shikoni, ju lutem – tha gjyqtari i VAR-it Martínez Munuera, drejtor gjyqtarit kryesor.

 

“Fal Zotit Po. Po, po abusolutisht” dëgjohet një zë tjetër në dhomën e VAR-it duke iu gëzuar dorës së prekur nga Fermin që do të pasonte me anulim të golit.

 

“Do ta anuloj golin”, tha Hernandez pas mori konfirmimin.

 

Fraza “Faleminderit Zotit” nuk u shfaq në transkript, as në titrat e montazhit audiovizual të publikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit pas El Clasicos./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button