Gjyqtarja e parë femër në Ligën e Kampionëve

Drejtuesit e Ligës së Kampionëve kanë vendosur që gjyqtarja Stephanie Frapart, të referojë ndeshjen mes Juventusit dhe Dinamo Kievit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Frapart do jetë femra e parë në histori e futbollit që do të drejtojë një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Arbitrja franceze ka eksperiencë në futbollin e meshkujve , pasi që në vitin 2014 drejtoi ndeshjen e Ligës së Dytë në Francë, ndërsa është aktive edhe në elitën e ftutbollit francez.

Vitin e kaluar ishte arbitër kryesor në Superkupën e Evropës në sfidën me Liverpullit dhe Çellsit, ndërsa tani për herë të parë do të drejtojë një sfidë në Ligën e Kampionëve. Kujtojmë se ndeshja mes Juventusit dhe Dynamo Keivit do zhvillohet të mërkurën në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button