Gjyqtarja nga Elbasani në seminarin e FIFA-s për Botërorin 2026

Gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta, është përzgjedhur paraprakisht për një seminar ndërkombëtar të FIFA-s, që do të zhvillohet në Zvicër në muajin shkurt, një hap i rëndësishëm në procesin e seleksionimit për Botërorin.

Seminari do të mbledhë arbitre nga kampionate të ndryshme dhe shërben si fazë filtruese për evenimentet madhore. Gjatë tij do të vlerësohen përgatitja fizike, njohuritë teknike dhe aftësia për të punuar në sistemin VAR. Vetëm më të mirat do të vazhdojnë rrugën drejt angazhimeve në turne ndërkombëtarë dhe në rastin konkret për në Botërorin e vitit të ardhshëm. Përfshirja e Rustës në këtë proces e vendos Shqipërinë për herë të parë në një rrugë konkrete drejt përfaqësimit arbitral në Botërorin e futbollit, diçka që dukej e pamundur të mendohej më parë.

Emanuela Rusta është prej vitesh pjesë e grupit të gjyqtareve që ka vënë drejtësi në fushë në ndeshje të nivelit të lartë në kompeticione të UEFA-s dhe FIFA-s. Së fundmi ajo është graduar edhe në grupin elitar të arbitrave, një sinjal ky i qartë se ndeshje më të rëndësishme e presin në vijim. Ajo njihet edhe për eksperiencën e saj në VAR, ku renditet ndër arbitret femra me më shumë angazhime në kampionatet respektive, një element kyç që e vendos atë në radarët e FIFA-s për ngjarjet madhore të ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button