Gjysmëfinalja e Kupës, Barcelona sfidon Atletiko Madridin

Barcelona sonte në orën 21:30 e pret Atletiko Madridin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Spanjës në futboll. Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet më 2 prill. Atletiko e mposhti Barçën, 2:1, në elitën e futbollit spanjoll kur për herë të fundit luajtën këto dy skuadra në muajin dhjetor.

Barcelona së fundmi e ka fituar Kupën e Mbretit në vitin 2021, ndërsa Atletiko në vitin 2013. Fitues në fuqi i Kupës së Spanjës është Atletik Bilbao. Skuadra më e suksesshme në histori të “Copa del Rey” është Barcelona me 31 trofe.

Gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:30. Ndeshja e kthimit e kësaj sfide zhvillohet më 1 prill. Reali triumfoi në Kupë në vitin 2023, ndërsa në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga Atletiko Madridi në 1/8 e finales.

Sodiedadi ndërkohë nuk ka shkuar në gjysmëfinale të garës që kur e fitoi trofeun e tretë në histori të klubit në vitin 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button