Gobert, basketbollist i tretë më i paguar në NBA

Rudi Gobert ka rinovuar kontratën me ekipin e Juta Xhazit, duke firmos një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 205 milionë dollarë.

Kjo e bën atë basketbollistin e tretë më të paguar në NBA, pas Xhianis Antetokounmpo dhe Rusell Uestbruk. I pari firmosi vetëm pak ditë më parë rinovimin e tij me Millouki Baks (228 milionë për 5 vite). Gobert, 28 vjeç, luan që prej vitit 2013 me Juta Xhazin, një nga qendrat më të forta në NBA.

Ky qytet është shtëpia ime. Shpresoj që të arrij të fitojë titullin kampion me këtë ekip, duke qenë pjesë e një projekti fitues”, tha mes tjerash Gobert.

LEXO EDHE:

Back to top button