Godet me bërryl kolegun e skuadrës dhe më pas demolon zhveshtoren

Skuadra e Vulverhemptonit është përballur me një situatë jo të zakonshme. Futbollisti i saj, Xhoni Oto është dënuar deri në fund të janarit për sjellje të dhunshme në stërvitje. Otto e ka goditur me bërryl në stërvitje talentin e skuadrës, Kireva.

Më pas futbollisti e ka pështyrë një anëtar të ekipit stërvitor, para se të shkonte në zhveshtore, ku ka thyer gjësende dhe televizorin e skuadrës.

Drejtori sportiv i Vulverhemptonit, Met Hobs ka thënë se Oto e ka pranuar se është sjelljur keq dhe ka kërkuar falje për situatën e krijuar./Indeksonline/

FOTO: Wolverhampton Wanderers FC

 

LEXO EDHE:

Back to top button