Goditet Milani, pa sulmuesin francez ndaj Lacios

Skuadra e Milanit ka njoftuar se Olivie Zhiru, ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”, në analizat e bëra së fundmi. Futbollisti tani do t’iu nënshtrohet protokollit mjekësor dhe do të izolohet nga pjesa tjetër e ekipit. Lajm shumë i keq ky për futbollistin francez që e nisi aventurën në Itali në mënyrë fantastike, pasi realizoi dy gola në debutim kundër Kaljarit.

“AC Milan njofton se Olivier Zhiru rezultoi pozitiv në një tampon të kryer në shtëpi. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim sanitar. Duhet të theksohet se Olivier nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Kaliarit,” thuhet në kumtesën e Milanit

Sulmuesi franez nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Kaljarit.

LEXO EDHE:

Back to top button