Goditja e parë në merkaton për Bajerin, forcon mesfushën me spanjolln e Xhironës

Në fund të një sezoni ku ishte protagonist, i kompletuar me kualifikimin historik për në Ligën e Kampionëve, mesfushori dhe kapiteni i Xhirona-s, Aleiks Garsia është gati të largohet nga klubi dhe Spanja për një aventurë të re.
26-vjeçari që sezonin e kaluar realizoi 3 gola në 37 paraqitje, është shumë pranë transferimit te Bajer Leverkuzeni. Kampionët e saposhpallur të Gjermanisë janë gati të paguajnë 15-20 milionë euro për mesfushorin iberik, që ka ende edhe dy vite kontratë me Xhironën (me opsion për një të tretë).
Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, Garsia është afër nënshkrimit me klubin e drejtuar nga Çabi Alonso, i cili sezonin e kaluar fitoi për herë të parë Bundesliga, në fund të një sezoni.
Prandaj, Garsia po përgatitet t’i thotë lamtumirë klubit të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Eibar, ku realizoi 8 gola në 172 ndeshje zyrtare. Kjo do të jetë hera e parë për të që nis një aventurë në Gjermani.