Goditja në orët e fundit të merkatos, Chiesa zyrtarisht i Juventusit

Federico Chiesa është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Lajmin e ka botuar vetë faqja zyrtare e Ligës së Serie A. Sulmuesi qederi më tani ka luajtur tek Fiorentina zhvilloi vizitat mjekësore në një klinikë të Firences, për t’i qenë afër grumbullimit të Kombëtares Italiane, në Coverciano.

Në dalje nga vizita, nuk munguan disa britma zhgënjimi nga tifozë të ish-ekipit, që shihnin në sulmuesin një simbol i ekipit të tyre.

Chiesa do të kalojë te Juve me formulën e huazimit dyvjeçar, ku do të paguhen 10 milionë euro, dhe me një mundësi blerjeje duke shtuar 40 milionë të tjerë, plus disa bonuse sipas objektivave të arritura nga kampionët në fuqi.

LEXO EDHE:

Back to top button