Goditje për Bajernin, lëndohet Manuel Nojer!
Bajern Munihu do të jetë pa Manuel Nojterin në ndeshjet e radhës. Portieri pësoi një këputje të fibrës muskulore në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes të së dielës në shtëpi në Bundesligë kundër Maincit.
Ky ishte rezultati i një ekzaminimi nga departamenti mjekësor i Bajernit.
Lajmin e ka dhënë skuadra bavareze, ndërsa nuk ka dhënë detaje se sa kohë do të jetë jashtë fushave./Indeksonline/







