Goditje për Barcelonën, Kunde mungon në sfidën në Milano

Përballja mes Barcelonës dhe Interit ka qenë një sfidë ku ka pasur dhe probleme me dëmtimet. Interi ka humbur kapitenin Lautaro Martinez, ndërsa Barcelona ka humbur mbrojtësin e djathtë Zhill Kunde.

Mbrojtësi francez është dëmtuar në fundin e pjesës së parë (42’) dhe është zëvendësuar nga Erik Garsia. Informacionet e para nga stafi mjekësor i Barcelonës bëjnë me dije se për mbrojtësit flitet për një dëmtim muskulor në kofshë.

Do të jenë analizat e sotme që do të tregojnë shkallën e dëmtimit të mbrojtësit, por në Barcelonë e quajnë të humbur Kunde-n për ndeshjen e kthimit të martën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button