Goditje për Napolin, Osimhen mungon ndaj Milanit

Viktor Osimhen nuk do të jetë në dispozicion të Luçiano Spallettit për ndeshjen e së dielës kundër Milan, pas një lëndimi të pësuar.

Siç raporton faqja zyrtare e Napolit, pas rikthimit nga kombëtarja nigeriane, Osimhen ka pësuar një problem me aduktorin e majtë. Ai i është nënshtruar analizave të cilat kanë treguar një lëndim dhe gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme. Kjo është një goditje e madhe për Napolin, pasi ndaj Milanit do paraqiten pa yllin e skuadrës.

Osimhen ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje gjithsej këtë sezon me klubin në të gjitha garat. Kujtojmë që ndeshja Napoli – Milan zhvillohet të dielen në orën 20:45

LEXO EDHE:

Back to top button