Goditje për Romën, pa yllin kryesor ndaj Milanit

Edin Xheko ka marrë një lëndim në ndeshjen ndaj Bragës dhe mund të humbasë sfidën me Milanin, e cila luhet të dielën në Serie A. Boshnjaku nisi sfidën në Ligën e Evropës nga minuta e parë dhe madje arriti të shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen. Megjithatë, ai u detyrua të largohet në minutën e 67-të pas një dënimi që pësoi dhe sipas gjitha gjasave do të humbasë ndeshjen ndaj “Rosonerëve”.

 

Këtë edicion, Xheko është duke pasur probleme me trajnerin Paulo Fonseka dhe nuk po munden të gjejnë një zgjidhje. Zëvendësuesi ideal i tij do të jetë Borha Majoral, i cili është duke kaluar një sezon shumë të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button