Gol historik ndaj PSZH-së, Gjeçi me notën më të lartë se Fabian Ruiz

Mbrëmja e 15 janarit të vitit 2025, do të mbahet mend gjatë nga Klevis Gjeçi, futbollisti shqiptar, i cili në moshën 28-vjeçare i shënoi një gol historik gjigantëve të PSZH-së me skuadrën modeste të Espalit, në duelin e vlefshëm për Kupën e Francës.

Gjeçi arriti të shënonte me kokë në minutën e 3-të të sfidës, ndërkohë që PSZH përmbysi rezultatin me shifrat 2 me 4 duke siguruar kualifikimin për më tej.

Mesfushori shqiptar, Klevis Gjeçi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sopotit në futbollin shqiptar, qëndroi në fushë 73 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”.

LEXO EDHE:

Back to top button