Gola spektakolare në “Mestalja”, Mesi shënon dy gola

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në transfertë ndaj Valencias me rezultat 3-2. Pas pjesës së parë pa gola, ishin vendasit ata që hapën rezultatin në minutën e 50-të me golin e Gabriel Paulista-s që shënoi pas rivënies nga këndi. Mirëpo vetëm 7 minuta më vonë nisi përmbysja e plotë e katalonasve.

 

Fillimisht shënoi Lioel Mesi në minutën e 57-të pasi që u ndal penaltia e tij nga Cileseni, por në vazhdim drejtoi topin në rrjetën e Valencias. Pas gjashtë minutave, Antoan Grizman i dha epërsi Barcelonës, pasi që shënoi nga afërsia. Ndërkohë Lionel Mesi me golin e tij të dytë personal siguroi fitoren e Barcelonës, duke shënuar nga gjuajtja e lirë dhe disatancës 24 metërshe. Valencia në 5 minuta para përfundmit të ndeshjes arriti që të zbut epërsinë me një gol spektakolar nga distanca.

 

 

Me këtë fitore, Barcelona renditët në pozitën e tretë me 74 pikë, dy më pak se lideri Atletiko, derisa Valencia është në vendin e 14-të me 36 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button