Golden Stejt, merr fitoren e tretë ndaj Dallasit

Golden Stejt Uarriors ka fituar edhe ndeshjen e tretë në përballjet me Dallas Maveriksin, në kuadër të finales së Konferencës së Perëndimit në NBA. Ylli I Golden Stejtit, Stefon Kerri drejtoi ekipin e tij drejt fitores me rezultatin 109-100, duke regjistruar 31 pikë, 11 asiste dhe 5 kërcime.
Për ekipin mysafirë më i dalluari ishte slloveni Luka Donçiç, i cili kishte zhvilloi paraqitje fenomenale, me 40 pikë të shënuara, 3 asiste dhe 11 kërcime.Pas tij i mirë në parket ishte edhe Spenser Dinvidie me 26 pikë, një assist dhe dy kërcime. Kështu seria e fitoreve shkon 3:0 për Golden Stejt Uarriorsin.