Golden Stejt mund L.A.Klipers në transfertë

Sezoni 2020-2021 në NBA vazhdon të dhurojë befasi. Është befasi e madhe fitorja e Juta Xhazit me rezultat 131-118 në fushën e Milluokit. Mitçell ishte më i miri te miqtë, duke realizuar 32 pikë, ndërsa për Milluokin nuk mjaftuan 35 pikët e Antëetokounmpo-s.

Befason edhe ekipi i Golden Stejtit, që mundi 115-105 Los Anxhelos Klipersin, duke regjistruar suksesin e pestë në këtë sezon. Leonard e Xhorxh realizuan 49 pikë së bashku, ndërsa për Golden Stejtin u dallua Keri me 38 pikë.

Rikthehen te fitorja ekipet e Hjustonit dhe Los Anxhelos Lejkers. Skuadra teksane mposhti thellë 130-90 Orlandon, ndërsa kalifornianët fituan në sekondat e fundit 117-115 ndaj Çikagos, me Lebron Xhejmsin që realizoi 28 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button