Google do ta kënaqë Trumpin: Emri i Gjirit të Meksikës po ndryshon në harta

Google ka njoftuar se do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e SHBA në Google Maps pasi administrata e Donald Trump të përditësojë "burimet e saj zyrtare të qeverisë". Kompania njoftoi gjithashtu se do të fillojë të përdorë emrin Mount McKinley për malin në Alaskë që aktualisht quhet Denali, raporton CNBC.

Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump nënshkroi rregullore që përfshijnë ndryshimin e emrit në hartat zyrtare dhe në komunikimet zyrtare në nivel federal.

“Kemi marrë disa pyetje në lidhje me emrat brenda Google Maps”, thuhej në postimin e X në rrjetet sociale.

“Ka qenë praktikë jonë e gjatë për të zbatuar ndryshimet e emrave kur ato përditësohen në burimet zyrtare të qeverisë.”

 

LEXO EDHE:

Back to top button