Google zbulon se çfarë e shkaktoi gabimin që fshiu të dhënat nga Google Maps

Përdoruesit e Google Maps raportuan në fillim të këtij muaji se të dhënat e tyre të "Kronologjisë" po zhdukeshin.

Javë pasi disa përdorues vunë re se “Kronologjia e tyre” ishte fshirë dhe ata nuk mund të hynin më në vendet që kishin vizituar, Google tani ka konfirmuar se disa nga të dhënat janë fshirë vërtet – dhe në disa raste, ato nuk mund të rikuperohen.

Në një deklaratë për The Verge, një zëdhënës i Google tha: “Ne përjetuam probleme teknike që përkohësisht rezultuan në fshirjen e të dhënave të Timeline për disa përdorues.”

Vetëm përdoruesit që kanë aktivizuar opsionin “backup” mund të rikuperojnë të dhënat e tyre “Timeline”, thuhet në deklaratë.

Pse ka ndodhur ky problem?

Google kohët e fundit ka ndryshuar mënyrën se si ruan të dhënat e Timeline, duke i zhvendosur ato drejtpërdrejt në pajisjet e përdoruesve në vend të cloud.

Opsioni “backup” nuk aktivizohet automatikisht, që do të thotë se përdoruesit duhet ta aktivizojnë manualisht.

Për ta bërë këtë, ata duhet të shkojnë te “Kronologjia juaj” në aplikacionin “Hartat Google” dhe të përditësojnë cilësimet e tyre duke trokitur në ikonën “cloud”.

Çfarë do të thotë kjo për përdoruesit?

Ky incident bëri që shumë përdorues të humbnin vite të të dhënave të historisë së vendndodhjes së ruajtur, të cilat tani nuk janë në gjendje t’i rikuperojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button