Gostivar, policia konfiskon armë dhe municione

Gostivar, policia konfiskon armë dhe municione

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se pas bastisjeve në shtëpinë dhe ambientet e 23-vjeçarit E.F. nga fshati Llomnicë i Gostivarit, janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione.

Nga Policia thonë se babai i E.F., personi me iniciale S.F. ka pranuar se armët janë të tij.

“Gjatë bastisjes të ushtruar ndaj personit S.F. (babai i E.F.) janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike, katër karikatorë automatiku, 231 fishekë automatiku dhe 20 fishekë për pushkë gjahu. Personat janë privuar nga liria në Stacionin e Policisë në Gostivar, është bërë bisedë zyrtare në të cilën S.F. ka sqaruar se armët dhe municionet e gjetura janë të tija dhe pas ekspertizës, në konsultim me prokurorin publik nga PTHP Gostivar, me procedurë të shpejtë do të bëhet kallëzim penal”, thonë në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button