Gostivari mund Shkëndijën dhe ndalet në vendin e parë të renditjes tabelare
Sot u zhvilluan përballjet e javës së 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën 4 takime u mbyllën me barazim, ndërsa vetëm një sfidë i takoi skuadrës vendase.
Në përballjen derbi të kësaj jave, e cila u zhvillua në lagjen “Maxhari” në SHkup, skuadra e Gostivarit mundi Shkëndijën me 3-1. Me këto 3 pikë, Gostivari tani është lideri i renditjes, ndërsa skuadra tetovare regjistroi disfatën e parë këtë sezon.
Në takimet e tjera nuk kishte fitues. FC Shkupi dhe Besa u ndalën në barazim 1-1 në përballjen e zhvilluar në Çair, ndërsa i njëjti rezultat ishte në takimin në mes Voska Sportit dhe Struga Trim, e cila u zhvillua në Ohër.
Pa gola u mbyllën takimet: Brera Strumicë=Tikvesh dhe Pelisteri-Rabotniçki. Ndërkohë në orën 20.00, në stadiumin “Todor Proeski” do të zhvillohet takimi i fundit i javës së 7-të, kur takohen Vardari dhe Sileksi.
Liga e Parë – Java 7
Gostivari 3–1 Shkëndija
Pelisteri 0–0 Rabotniçki
FC Shkupi 1–1 Besa 1976
Brera 0–0 Tikveshi
Voska Sport 1–1 Struga Trim Lum
Vardari – Sileksi