Grabitet shtëpia e futbollistit të PSG-së, Di Maria

Mbrëmja e së dielës ishte dramatike për një prej futbollistëve të PSG. Angel Di Maria u zëvendësua në minutën e 62-të, pasi një telefonatë e familjarëve të tij vuri në dijeni drejtorin sportiv Leonardo se shtëpia e argjentinasit kishte rënë pre e një grabitjeje të dhunshme.

Me të mësuar lajmin, drejtuesi i klubit njoftoi trajnerin Pochettino, i cili bëri të njëjtën gjë me futbollistin, i cili u largua menjëherë nga stadiumi në drejtim të familjes.

Sipas mediave franceze, edhe banesa e kapitenit të PSG, Marquinhos, u grabit mbrëmjen e djeshme.

LEXO EDHE:

Back to top button