Grahame Davies: Gazetari
Grahame Davies: Gazetari
Një reporter i fatkeqësisë së Aberfani-t reflekton rreth detyrës së tij aspak të lehtë të të shkruarit në mënyrë jo të pasionuar rreth një tragjedie shkatërruese
GAZETARI
Nga Grahame Davies
Ti nuk je aty që të qashë.
Ti je aty ngaqë ata janë duke qarë.
Dhe bota duhet ta dijë.
Ti nuk je aty që të na tregosh se sa merakosesh.
Ti je aty të tregosh se sa merakosen ata.
Ashtu që edhe bota të mund të merakoset.
Nuk do të të falenderojnë për këtë.
Nuk do të të duan për këtë.
Bile s’do ta bësh as ti për veten tënde.
Fjalët që nuk i ke thënë,
lotët që nuk i ke derdhur,
do të të kthehen
pas shumë vjetësh, kur askush s’do të kujtohet më
dhe askush s’e kupton
se boja mund të sjellë ndiçimin
por përherë e njollos dorën.
The Journalist
You are not there to weep./ You are there because they are weeping./ And the world must know.//You are not there to show us how you care./You are there to show how they care./So the world can care too.//You will not be thanked./ You will not be loved./Not even by yourself.//The words you did not say,/ the tears you did not shed,/ will come back to you
years afterwards, when no-one will remember/ and no-one understands
that ink can bring enlightenment/ but always stains the hand.
***
Koment nga Carol Rumens
Aberfan- është fshat afër Merthyr Tydfil-it në kontenë uellsiane të Glamorgan-it. Kjo zonë ishte dikur e njohur për prodhimin e çelikut dhe minierat e qymyrit. Më 21 tetor 1966, grumbulli i mbetjeve të mihjeve nr 7 i Këshillit Kombëtar të Qymyrit, i vendosur në mënyrë të paligjshme mbi një burim bjeshke, në një pjerrësirë mbi fshat, u shndërrua në ujëra të zeza të trasha pas disa të reshurave të forta, e barti grumbullin e mihjeve poshtë dhe e gllabëroi shkollën e mesme Pantglas dhe një radhë shtëpish, duke mbytur 116 fëmijë dhe 28 të rritur. Megjithëse KKQ ishte gjetur fajtore për katastrofen, ishte mohuar çdo njohuri rreth ekzistencës së burimit dhe kurrfarë hetimi i mëtejmë nuk ishte bërë.
Si reporter i ri i Merthyr Express, Grahame Davies e kishte mbuluar njëzet vjetorin e fatkeqësisë. Tridhjetë vjet më vonë, në përvjetorin e 50-të, ai dhe poeti Tony Curtis ishin porositur nga magazina Life të shkruanin një seri poezish për të shoqëruar një fot-ese nga fotografi amerikan IC Rapoport. Curtis shkroi në anglisht, Davies në uellsiane. Kjo poezi, e përkthyer nga vetë autori në anglisht, nga sekuenca e tij e Aberfan-it, është botuar kë përmbledhjen e tij më të re të poezive dhe këngëve, ‘A Darker Way’.
Poezia flet përmes strukturës së saj dy pjesëshe. Një zë i rreptë autoritativ i drejtohet gazetarit në tri tercetat e para, pothuajse në tonin e një kolegu më të moçëm, një reporter me përvojë të fatkeqësive, me gjasë, duke e njoftuar rishtarin me përgjegjësitë e tij. Çdo varg (nëntë gjithsej) qëndron në vete, thua se zëri ndalet për ta lënë secilin vaz të ngulitet mirë.
Dy stancat e para krijojnë konceptin e një pune me përgjegjësinë më të lartë morale. Vetëpërmbajtja është e domosdoshme: “Nuk je aty që të qashë.
Ti je aty ngaqë ata janë duke qarë”. Pasioni i folësit mund të ndihet në vargun e tretë: “Dhe bota duhet ta dijë”. Kemi të bëjmë me një nuancë të falshme të lartësimit të vetes në këto fjalë nga një njeri lokal i shtypit.
Duke ndjekur të njëjtën emfazë retorike të vargut të parë, deklaratat e vargut të dytë se detyra nuk është “të tregosh se sa merakosesh”, por të të tregosh “se sa merakosen ata” hedh dritë mbi një kundërthënie të vogël domethënëse mes formave të merakosjes. I dyti implikon një brengë të posaçme personale, më therëse se sa përkujdesja profesionale dhe e supozueshme e të huajit.
Në stancën e tretë, ndodh diçka interesante me tonin. Ende mund të përfytyrojmë zërin e bosit – por ai papritur është bërë më vetanalizues. Me gjasë është duke iu kthyer në kujtesë ajo se si ishte pranuar një punë e tij. Nxit rragatë, pra mosmirënjohje. Një fjali e fundit përsëri ndërpritet në mes: “Nuk do të të duan për këtë./ Bile s’do ta bësh as ti për veten tënde”. Një pauzë e shtyn vërejtjen fuqishëm në brendësi: sugjeron se një kompromis i gjatë për keqardhje ka shkaktuar një ndjenjë fajësie dhe kështu “mendime të dyta”.
Tash struktura e derstiluar e një shtatëvargëshi e lejon vetanalizën e shtuar. Rendi i përgjegjësive i shfaqur në tercetat hapëse përmbyset: merakosja është vendosur para qarjes. Një njeri më në moshë duket të jetë duke i kthyer në anën e kundërt standartet e rënda por idealiste në të cilat kishte këmbëngulur vetja e tij më e re. Këtu gjejmë një burim të ri të zhgënjimit: kakaluar shumë kohë dhe askush nuk mund të simpatizojë me, ose edhe ta kujtojë, dështimin që i fanitet folësit. Duket se, përngahera, mund të ketë qenë veç një folës, duke e nxjerrë në dritë konfliktin mes idealit djaloshar dhe zanati të parë si të papërshtatshëm.
Në këtë pikë, gazetari, i përqendruar vetëm në raportimin e tij të 20 vjetorit të Aberfan-it, zbythet. Një dotë poeti nënvizon sinekdokën, “bojë” dhe paradoksi i ndriçimit dhe njollosjes. Simbolizmi është i krishterë (dritë dhe ndriçim versus efektit shpirtnjollosës tradicional të mëkatit), pra fusha zgjerohet edhe më tej. Davies mund të karakterizohet si poet fetar, megjithëse pak më pak ortodoks ose i orientuar kah rehatia se sa RS Thomas-i. Zërat sekularë dhe sakralë të poetit janë bërë njësh, siç gazetaria dhe poezia në njëfarë mase janë të përbashkuara dhe bashkëfajtore.
Problemi qendror nxjerr kokpn nga akti i inkuadrimit të përvojës jetësore në gjuhë, inkuadrim që kurrë nuk mund të jetë krejtësisht i besueshëm. Gazetarët mund të kenë presion më shumë se sa poetët në integritetin e tyre: duhet ta kënaqin botuesin, t’i ruajnë politikat e gazetës dhe, nëse është gazetë lokale, komunitetin e saj, çdoherë duke e llogaritur fjalën. Në përpjekjen që të bëjë më të mirën e tij duke shkruar mbi dhe për “popullin”, reporteri mudn t’i zvogëlojë ose shrembërojë ngjarjet që është duke i dramatizuar. Poeti, i lirë nga kërkesat e tregut, përballet në mënyrë shumë më të mprehtë dhe individuale me problemet e mjeshtrisë. Ato vargje të ashpra të hershme rreth ematisë dhe komunkimit ende tingëllojnë në fund të poezisë: a mundet boja e poezisë të përfshijë edhe egoizmin ndaj të cilit paralajmërojnë ato vargje?
Gazetari është mashtrueshëm poezi e thjeshtë dhe ndryshe nga të tjerat e asaj sekuence, të cilat janë më afër perspektives gazetare simpatike të kërkuar materiali dhe rasti i tyre. Por parashtron pyetje interesante rreth validitetit dhe papastërtisë së çdo të shkruari rreth ngjarjeve reale.
/Marrë nga gazeta The Guadrian
Përkthimi: Gazeta Express/