Gramoz Vokrri: Tendencë e kundër kandidatit për të eliminuar konkurrencën

Pasi që Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që mos të pranojë kandidaturën e Gramoz Vokrrit për postin e presidentit të FFK-së, ky i fundit ka reaguar pwrmes rrjeteve sociale.

Gramoz Vokrri demantoi këto spekulimeve duke thënë që kjo gjë tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi.

“Komisioni fantom i ‘pavarur’ brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe norme statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këtij procesi”, ka shkruar Vokrri.

“Në arsyetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojnë të kundërtën. Këto nënshkrime kanë emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre. Me respekt dhe fair play”, shkruante më tej në reagimin e Vokrrit në “Facebook”

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button