Granada e Myrto Uzunit shkarkon për herë të dytë “timonierin”

Me skuadrën që nuk fiton prej datës tre janar dhe të renditur në vendin e parafundit të La Liga-s me vetëm 14 pikë pas 28 javësh, drejtuesit e Granadës janë detyruar të ndryshojnë sërish “timonier”. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi spanjoll ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares sw Shqipwrisw, Myrto Uzuni, njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Aleksander Medina.

Medina është trajneri i dytë që shkarkohet nga Granada, pas Pako Lopezit, me të cilin nisi sezonin. 45-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar, por në 14 ndeshje uruguajan koleksionoi vetëm një fitore dhe katër barazime.

Pritet që Granada të emërojë në postin e trajnerit Hoze Ramon Sandoval. Bëhet fjalë për një rikthim pasi 55-vjeçari e ka drejtuar Granadën në sezonin 2015-2016, ndërsa së fundmi Sandoval ishte në krye të Fuenlabradas.

LEXO EDHE:

Back to top button