Granit Xhaka më i mirë se Toni Kros dhe Rodri

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke kaluar momente fantastike me Bajer Leverkuzenin këtë sezon në të gjitha garat. Lojtari shqiptar është duke i prirë statistikave me pasimet më të sakta në top shtatë ligat më të forta në Europë.

236 është numri i pasimeve të sakta që ka bërë ish-lojtari i Arsenalit, më shumë se futbollisti gjerman i Real Madrid, Toni Kros që rënditet i dyti (224). Kurse Top-3 në këto statistika interesante e mbyll mesfushori i Man. Sitit dhe kombëtares së Spanjës, Rodri me 223 pasime të sakta.

Kujtojmë që Granit Xhaka ende s’ka pësuar humbje me fanellën e Bajer Leverkuzenit këtë sezon./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button