Granit Xhaka, në dyshim për sfidën me Man. Sitin   

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, mbetet në dyshim për ndeshjen e Man. Siti – Arsenal, informojnë nga skuadra e Mikel Arteta.

Barazimi 3-3 i së premtes mbrëma në shtëpi ndaj Sautemptonit shënoi herën e parë këtë sezon që kosovari nuk ka arritur të jetë me skuadrën për ditën e ndeshjes në Premier Ligë, pasi ai mungoi për shkak të sëmundjes dhe u zëvendësua nga Fabio Vieira.

Përpara derbit ndaj Man. Siti, trajneri i ekipit konfirmoi që Xhaka është në dyshime për ndeshjen e nesërme.

“Shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të stërvitet sot. Ai është ende një dyshim”, tha Arteta në konferencën për shtyp para ndeshjes. Ndeshja Man. Siti–Arsenal do të zhvillohet nëser, në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button