Granit Xhaka: Ne e dimë se si të luajmë kundër Bajernit

Të mërkurën Bajern Munihu dhe Bajer Leverkuzeni përballen në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Në një intervistë për “ZDF”, Xhaka foli për këtë ndeshje.

“Për mua favorit është ai që gjendet në vendin e parë. Në vendin e parë nuk jemi ne për momentin, por është Bajerni. Kështu që Bajerni është favorit, ndonëse dallimi nuk është i madh”, ka thënë mesfushori.

Dy javë më parë skuadrat u përballën në Bundesligë. Leverkuzeni dominoi plotësisht, por ndeshja përfundoi 0:0. Çabi Alonso nuk ka humbur asnjëherë si trajner i Leverkuzenit nga Bajerni, ish-ekipi i tij. Tri ndeshje i ka fituar e tri kanë përfunduar gara.  Leverkuzeni po ashtu është në moment të mirë, ndonëse nuk është lider në Bundesligë. Është i pamposhtur në 22 ndeshje rresht në Bundesligë. Xhaka ka meritat në këtë seri.

“Ne e dimë se si të luajmë ndaj Bajernit. Trajneri na përgatit mirë. Mundohemi ta shfrytëzojmë mirë këtë në fushë dhe të marrim diçka me mentalitet të mirë. Nuk mund ta ndalësh gjithnjë Bajernin për 90 minuta. Duhet të shfaqësh me dëshirë dhe uri. Jemi dukur mirë në ndeshjet e fundit ndaj Bajernit. Por kjo do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër”, ka theksuar kapiteni i Zvicrës.

Ai megjithatë ka shtuar se gjasat janë të barabarta. Ndeshja e kthimit do të jetë në Leverkusen dhe kjo mund të ndikojë.

LEXO EDHE:

Back to top button