Gratë afgane nuk i ndalin protestat

Gratë afgane sërish kanë dalur në rrugë për të kërkuar të drejta të barabarta nën sundimin e talibanëve. Protestat u mbajtën në qytetin verior, Mazar-e Sharif.

Sipas fotografive të shpërndara në mediat sociale më 6 shtator, një grup grash u mblodhën në qendër të qytetit Mazar-e Sharif, duke mbajtur pankarta ku lexoheshin parulla të tilla si “Shkelja e të drejtave të grave-shkelje e të drejtave të njeriut” dhe “Duam pjesëmarrje në të gjitha nivelet politike”,

Organizatorja e protestës, Shakourieh Rahimi i tha Radios Evropa e Lirë se militantët talibanë ndaluan gazetarët që përpiqeshin të mbulonin protestën dhe i rrahën disa prej tyre. Dëshmitarët thanë se talibanët fyen dhe kërcënuan pjesëmarrëset e protestës. Grupi militant nuk i ka komentuar informacionet.

Gratë afgane që kërkojnë barazi, drejtësi dhe demokraci kanë mbajtur protesta gjatë ditëve të kaluara edhe në kryeqytetin, Kabul, dhe qytetin perëndimor të Heratit.

LEXO EDHE:

Back to top button