Gratë e të mobilizuarve rusë udhëtojnë në vijë të frontit, për t’u përballur me komandantët që t’ua kthejnë burrat në shtëpi

Gratë e të mobilizuarve rusë udhëtojnë në vijë të frontit, për t’u përballur me komandantët që t’ua kthejnë burrat në shtëpi

Ky është momenti emocional kur gratë e burrave të mobilizuar rusë – të cilat u ‘ fshehën nën kufoma për të mbijetuar’ – udhëtuan afër vijës së frontit për gjetur burrat e tyre të tërhequr dhe për t’ju kërkuar komandantëve t’i kthejnë në shtëpi nga lufta e Putinit.

Deri në 70 gra ishin nisur në këmbë nga Belgorodi për në rajonin e pushtuar të Luhanskut në kërkim të bashkëshorteve të tyre pas një ‘masakre’ për të cilën fajësoheshin oficerët e lartë të paaftë.

Disa nga gratë arritën te burrat – të cilët janë tërhequr nga vija e frontit – dhe u përballën me komandantët që deri më tani kanë refuzuar t’i lejojnë ata të largohen nga zona e luftës.

Gratë nga rajoni i Kurskut ecën, disa duke udhëtuar për një javë, për të akuzuar shefat e ushtrisë për braktisjen e burrave të tyre pasi ‘vetëm rreth 30 burra mbijetuan’ nga një grup prej 200 burrash.

“Ne nuk do t’i lëmë ata”, dëgjohet një grua duke i thënë një oficeri në Starobelsk.

“Ne nuk ju besojmë më”.

Siç raportohet, jo të gjithë burrat dolën nga zona e vrasjes, me disa të fshehur në shtëpitë e braktisura në Golubovka.

LEXO EDHE:

Back to top button