Gratë nuk shihen askund në rrugë, si ishte dita e parë e Kabulit nën sundimin e talebanëve
Për herë të parë në 20 vjet, sot Kabuli ishte plotësisht nën kontrollin e talibanëve të cilët raportohet se ishin të pranishëm kudo në qytet. Mediat në vend raportojnë se shumë dyqane në qytet dhe institucione ishin të mbyllura.
Një tjetër ndryshim i madh ishte se prania e grave në rrugët e Kabulit ishte e ulët dhe, si në ditët e mëparshme, nuk kishte asnjë lajm për aktivitetin e tyre. Sipas disa mediave, banorët e kryeqytetit janë të kënaqur që nuk pati luftë në Kabul dhe duan që institucionet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur.








